• |
ide | kryesore

Video/ “Shteti 404”, “këndoni himnin”: lojtarë rusë e ukrainas u gjendën në një hotel në Turqi, plasi sherri

-Instant, Sport, Video
Turqi



Fati është befasues dhe ka bërë që ekipi ukrainas Minaj të gjendej në të njëjtin hotel, në Turqi, me klubin rus Shinnik për shkak të tërmetit. Disa batuta të tepërta mes lojtarëve dhe shpërtheu sherri, që çoi 4 persona në spital. Klubet fajësojnë njëri-tjetrin, por në këtë situatë akuzat nuk është se kanë vlerë.

Klubi ukrainas sapo mësuan lajmin se rusët do të ishin aty, i komunikuan hotelit Royal Seginusdi në Antalia që qëndrimi i palëve të mos përkonte. Por padyshim diçka shkoi keq dhe lojtarët e gjetën veten në ambiente të përbashkëta. Një përleshje ishte e pashmangshme dhe vetëm ndërhyrja e policisë parandaloi katastrofën. Pikërisht kështu, sepse rrahja mes rusëve e ukrainasve ka qenë e egër. E konfirmon fakti që katër prej tyre përfunduan në spital. Ende nuk dihet sa prej tyre janë rusë apo ukrainas.

Por çfarë e shkaktoi sherrin në Turqi? Klubi ukrainas në mediat sociale i quan rusët “shteti 404”. Në kontekstin e internetit kjo do të thotë “faqja nuk u gjet”, duke treguar se Rusia është jashtë kësaj bote. Kjo shprehje mund të ketë qenë shkaku, edhe pse ukrainasit pretendojnë se ishin rusët të parët që provokuan. Ata fyen fillimisht një punonjës të hotelin dhe më pas një nga futbollistët e tyre. Gjithashtu njoftimi për shtyp i Minaj tregon se si futbollistët rusë e kishin vazhduar sherrin edhe duke u rrahur edhe me njëri-tjetrin.

Lexo më tej: Komentatorët amerikanë quajtën rus ukrainasin Malinovskyi: gruaja e tij vërsulet ndaj tyre

Natyrisht, versioni i Shinnik ndryshon. Lojtarët rusë thonë se ishin lojtarët e Minaj që i provokuan ata, duke iu imponuar të këndonin himnin kombëtar të Ukrainës. Madje ata sulmuan një prej rusëve në një ashensor. Është e qartë se e vërteta nuk do të dihet kurrë, por videoja ka bërë xhiron e internetit.

JA VIDEO E INCIDENTIT

https://youtu.be/TOShWYb0WnM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *