• |
ide | kryesore

E fundit/ Gjendet i djegur një person brenda një pallati në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person është gjetur i djegur në një pallat të sapondërtuar në Durrës. Ngjarja u regjistrua në zonën e plazhit. Paraprakisht dyshohet se viktima, trupi i të cilit u gjet i djegur, është një endacak. Sipas bluve, ai i ka vënë flakën vetes. Ende nuk është identifikuar personi në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *