• |
ide | kryesore

Kapet në timon nën efektin e lëndëve narkotike, pranga të riut në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 24-vjeçar është arretuar nga policia e Durrësit. Kjo pasi ai drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike. Siç njofton policia, rezultoi se shtetasi K.B kishte konsumuar drogë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore me pajisje bashkëkohore dhe i kontrollit të drejtuesve të mjeteve që konstatohen në paligjshmëri, me pajisje alkool- dhe drogë-testuese, arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 24 vjeç, banues në Fllakë, Durrës. Pas testimit me pajisjen AquilaScan, rezultoi se e drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *