• |
ide | kryesore

Tentoi të kalonte me pasaportë false, arrestohet 24-vjeçari turk në Rinas

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 24-vjeçar turk është arrestuar në Rinas. I riu tentoi të kalonte kufirin me dokumenta false. Sic njofton policia, 24-vjeçari donte të dilte nga territori ynë, me një pasaportë sllovake, e cila ishte e falsifikuar. Në kërkim është shpallur një tjetër shtetas 27-vjeçar. Ky i fundit e ndihmoi turkun duke e pajisur me dokumente false dhe me biletë udhëtimi.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë të falsifikuar, kapet në flagrancë nga Policia Kufitare dhe vihet në pranga 24-vjeçari (shtetas turk). Shpallet në kërkim një shtetas tjetër që tentoi të ndihmonte 24-vjeçarin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e pajisur atë me pasaportë false dhe biletë udhëtimi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar në dyshime të arsyeshme dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasin turk U. Y. Nga kontrolli i detajuar në vijën e dytë, këtij shtetasi i është gjetur një pasaportë sllovake e dyshuar e falsifikuar, me foton e tij dhe me gjeneralitetet A. L., si dhe një biletë udhëtimi me të dhënat e shtetasit A. L.

Nga veprimet hetimore dyshohet se biletën që iu gjet shtetasit U. Y., e kishte marrë te njësia e check-in-it, shtetasi A. L., me qëllim për ta ndihmuar shtetasin U. Y., që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit U. Y., 24 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 27 vjeç.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. L. dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *