• |
ide | kryesore

Berisha: Të organizohemi, mosbindja civile, thelbësore për revolucionin paqësor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një komunikim për mediat ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të korruptuar dhe se për të qëndruar në pushtet, grabit qytetarët shqiptarë.

“Këto protesta janë fillesat e një revolucioni. Edi Rama organizoi 753 protesta me regjistër, por nuk realizoi dot asnjë të vetme pasi iku nga bashkia. Ishin protesta të qeveritarëve, të zyrtarëve dhe jo të qytetarëve të revoltuar. U ndala këtu për të theksuar një moment që fillimi është shumë i mirë. Imagjinoni sakrificën e njerëzve që bëhet për të mbushur sheshet sa më parë”, tha Berisha.

Sipas tij “Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor. Ne kemi një përqindje të madhe të popullatës që e urren Edi Ramën dhe kemi një % tjetër që na përgjigjet dhe del në protestë. Por pjesa tjetër kërkon të shohë shembuj të tjerë tek ne. Duhet t’i japim mesazh të qartë anëtarësisë sonë, sakrificat i kemi përpara. Këtu skandalet kanë qenë ligjësi të përjavshme, ndaj dhe duhet të ndërmarrë një debat intensiv me anëtarësinë tonë dhe mbështetësit tanë. Është e domosdoshme sot kryetarë grupesh të organizojmë mbledhjet me Kryesitë e degëve, seksione, takime intensive të hapura me qytetarët”.



16 Comments

  1. E di e gjithe Shqiperia se ca krimineli je,na kerkon ti revolucion, e vetmja gje qe kerkon ti eshte shkaterrimi i ketij vendi.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O sa bukur duket komenti yt jorgo bashkë me shokët e tu debatikas, pra me nivel të klasës 5ose 6!

    2. Ty ste do anje nga keta te PD-se edhe dhender ste marin hahah, Berisha se se mere veten ne qafe por mere edhe disa qora qe nuk shikojne ne qafe, se i besojne atij, ose injoranca ne disa militante eshte ne kulem

    1. Zhduku o plak zemerlig, zhduku qe opozita te zhduke nga pushteti sivllaun tend Rama, zhduku qe ti besh te vetmen te mire ketij vendi, zhduku e marrsh me vete te gjithe rraqet e vjetra dhe mekataret perfshi Ramen , Meten & co. ZHDUKU NE THELLESINE E ERRESIRES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *