• |
ide | kryesore

Flirt me L-Gante, me Keita e divorci, Wanda sqaron ku është me Icardin: “Për mua është një fat, për të nuk e di”

-Instant, Sport
Wanda



Ajo mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi ishte një nga historitë më të përfolura të dashurisë në vitet e fundit. Jo vetëm në Itali. Në qendër të vëmendjes, pas nëntë vitesh martesë, erdhi edhe ndarja bashkë me pasojat e saj. Të dy, megjithatë, dukej se ishin kthyer bashkë, siç dëshmuan edhe fotot e pushimeve në Maldive (nëntorin e kaluar). Më pas thashethemet për një histori dashurie me Keita dhe hije të reja mbi çiftin. E intervistuar nga Francesca Fagnani, showgirl-i argjentinas ka sqaruar marrëdhënien me ish-kapitenin e Inter.

E ftuar e episodit të parë të sezonit të ri të Belve (transmetohet nesër në orën 21.30 në Rai 2), Wanda Nara është kthyer të flasë për historinë me Icardi: “Unë dhe Mauro jemi bashkë. Ai është burri im, jemi të martuar prej thuajse 10 vjet dhe ne jemi një familje. Është fat për mua, nuk e di për të, por shpresoj që të mund të zgjas gjithë jetën”. Deklarata të pangatërrueshme, të cilat duket se fshijnë përfundimisht hijet dhe thashethemet për historinë e dashurisë mes të dyve.

Lexo më tej: Wanda ka tradhëtuar Icardi me ish-shokun e skuadres te Inter: sulmuesi i tregon pabesinë gruas së Keita Balde

Gjatë intervistës, argjentinasja foli më pas për thashethemet për flirtin e supozuar me ish-lojtarin e Inter Keita Baldé Diao. Wanda e mohoi qartësisht, ndërsa foli edhe për fyerjet sociale ndaj gruas së tij: “Kur marr mesazhe si ato të Keita, e kuptoj që femrat në vend që të inatosen me partnerin, e kapin me njëra-tjetrën”. Fjalë të qarta, në lidhje me mesazhet e shumta që futbollisti senegalez i kishte dërguar muajt e fundit.

HISTORIA E TRAZUAR

Në fakt, mardhënia mes të dyve është trazuar shumë pas kapjes së mesazheve mes Icardi dhe China Suarez. Në fillim u duk se raporti mund të rikuperohej, por mes të dyve u fut reperi L-Gante. Me të Wanda pati një flirt, edhe pse ajo e mohoi. Fotot e puthjes pas daljes nga një lokal në Argjentinë, me siguri që Icardi nuk i ka harruar. E fundit në luhatjet e raportit, ku Wanda kërcënonte me divorc dhe sulmuesi i Galatasaray kërkonte ta rifitonte, ishte historia me Keita Balde.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *