• |
ide | kryesore

FOTO/ Doli i gjakosur në sy, qepje në fytyrë për të mbyllur plagën e Tammy Abraham: “Do jem mirë”

-Instant, Sport
Tammy Abraham



Ndeshja e Tammy Abraham kundër Veronës zgjati vetëm një çerek ore. Sulmuesi i Romës u detyrua të dilte nga fusha pas një përplasjeje të rastësishme me shokun e skuadrës Gianluca Mancini. Braziliani i shkaktoi një plagë të rëndë pranë syrit të majtë në nivelin e qepallës. Anglezi u transportua menjëherë në spital, ku numri 9 verdhekuq iu nënshtrua ndërhyrjes. Qepje në fytyrë për të mbyllur plagën e anglezit.

Lexo më tej: Video/ “I trishtove të gjithë në dhomat e zhveshjes”: biseda mes Osimhen e Abraham bën xhiron e botës

Tammy Abraham, sigurisht që është në dyshim për ndeshjen e së enjtes kundër Salzburg. E megjithatë, anglezi ka dashur t’i sigurojë të gjithë në Instagram: “Faleminderit për mesazhet. Do të jem mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *