• |
ide | kryesore

Nga flakët në muze: rishfaqet në Madrid makina e Grosjean e djegur në Sakhir

-Instant, Sport
Grosjean



Formula 1 po përgatitet të rifillojë nga Bahrein dhe cirkuiti i Sakhir. Pikërisht aty ku karriera e Romain Grosjean përfundoi të dielën e 29 nëntorit 2020. Piloti doli mrekullisht nga mbetjet e djegura të Haas-Ferrarit të tij të përplasur me barrierat. Aksidenti u shkaktua nga kontakti me Alpha Tauri të Daniil Kvyat, disa kthesa pas fillimit të garës së parafundit të sezonit. Mbetjet e nxira të qelizës së mbijetesës së makinës do t’i shfaqen publikut për herë të parë pas rreth një muaji. Të premten më 24 mars, si pjesë e ekspozitës multimediale Formula 1 IFEMA në Madrid, të apasionuarit mund të shohin cfarë ka mbetur nga makina Haas, për të kuptuar sa me fat është Grosjean.

Piloti francez është rikthyer në gara në 2021 dhe aktualisht garon në Indycar me Andretti. Mbetjet e djegura të Haas VF-20 do të jenë një nga pikat kryesore të një instalimi multimedial. Ai do të kompletohet nga një ekran gjigant që do të projektojë vazhdimisht sekuencat e aksidentit. Disa prej tyre janë të shpallura si të papublikuara, ndërsa do të jetë edhe dëshmia e Romain. Piloti tregon aty momentet dramatike që ai përjetoi në afërsisht tridhjetë sekondat e kaluara mes flakëve.

Lexo më tej: Video/ Makina ndahet në dysh e merr flakë pas përplasjes: një mrekulli që Grosjean jeton



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *