• |
ide | kryesore

“Rrezik i lartë arratisje”: gjykatësit spanjollë lënë në burg Dani Alves

-Instant, Sport
Dani Alves



Dani Alves do të qëndrojë në paraburgim në Spanjë. Apeli i brazilianit, i akuzuar për dhunë seksuale në Barcelonë, u refuzua nga një gjykatë katalanase. Shkaki i këtij vendimi është “rreziku i lartë i arratisjes”. “Gjykata konfirmon paraburgimin” dhe “refuzon apelimin e paraqitur nga mbrojtja”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Katalonjës. Gjykata nënvizon “rrezikun e lartë të arratisjes” të ish-mbrojtësit të Santos. Ky gjykim “lidhet me dënimin e rëndë që mund t’i jepet në këtë rast”. Gjykata ka patur parasysh edhe mjetet e tij financiare “të cilat mund ta lejojnë atë të largohet nga Spanja në çdo kohë”. Frika është se lojtari mund të kthehet në Brazil, ku nuk mund të ekstradohet.

Dani Alves u arrestua në janar pasi u akuzua për agresion seksual ndaj një gruaje në një klub nate më 30 dhjetor. Braziliani mohoi të kishte kryer një krim dhe deklaroi se marrëdhëniet seksuale me akuzuesen ishin konsensuale. Gjykatësi urdhëroi burgun pa kusht, pasi shqyrtoi hetimin fillestar të autoriteteve. Ai dëgjoi edhe dëshmitë e Alves, viktimës së supozuar dhe dëshmitarëve të tjerë.

Lexo më tej: Dani Alves, përkeqësohen pozitat: gjurmët e ADN-së së brazilianit në trupin e rrobat e akuzueses

PROPOZIMI I AVOKATËVE TË DANI ALVES

Avokatët e tij apeluan duke thënë se lojtari do të pranonte të dorëzonte pasaportën e tij. Madje edhe të mbante një pajisje gjurmuese nëse do të lihej i lirë. Dani Alves gjithashtu kishte garantuar se do të paraqitej para gjykatës dhe autoriteteve me frekuencën e kërkuar, qoftë edhe çdo ditë. Sipas avokatëve braziliani pranoi edhe të qendronte 500 metra larg denoncueses, shtëpisë së saj apo vendit të punës. Megjithatë, gjykata vendosi se këto masa nuk do të ishin të mjaftueshme për të parandaluar tentativën e mundshme të arratisjes së lojtarit. Kjo duke pasur parasysh se nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me disa vite burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *