• |
ide | kryesore

Nata e supozuar në shtrat me Maradonën, Wanda Nara rrëfehet: “E dija që kjo do më bënte të famshme”

-Instant, Sport
Nara



Wanda Nara vazhdon të bëjë të flitet për të. Fillimisht ndarja nga Icardi, pastaj bashkimi, zërat për një lidhje me Keita Baldé Diao. Të gjitha këtyre, ditët e fundit, iu shtua vendimi për të mos marrë pjesë në dasmën e babait të saj. Si dhe deklaratat e dashurisë për bashkëshortin dhe ish-kapitenin e Interit.

E intervistuar nga Francesca Fagnani, argjentinasja preku pikat më të nxehta të jetës së saj nën prozhektorë. E nisi madje me deklaratën për martesën e lumtur me Icardi: “Ne jemi një familje dhe do të jemi gjithmonë”. Disa pasazhe të intervistës janë shkëputur ditët e fundit nga mediat. Aty ka patur një shpjegim edhe për flirtin e supozuar me Keita Balde. Wanda Nara ka folur edhe për ofendimet e gruas së tij ndaj saj: “Kur marr mesazhe si të sajat, kuptoj që gratë, në vend që të kapen me partnerin, zemërohen me gruan tjetër”.

Lexo më tej:Flirt me L-Gante, me Keita e divorci, Wanda sqaron ku është me Icardin: “Për mua është një fat, për të nuk e di”

Gjatë intervistës, Wanda Nara rrëfeu edhe natën e nxehtë të supozuar, të kaluar me Diego Armando Maradonën: “Nuk ka ndodhur kurrë, nuk kam qenë kurrë në shtrat me të. Por unë isha në festë, në atë shtëpi. E kuptova që kjo do të më bënte të famshme. Nuk arrita kurrë të flisja me të”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *