• |
ide | kryesore

Rritja e çmimit të patentës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas paralajmërimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për rritjen e çmimit të patentave, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet, pas shqetësimeve të shprehura nga qytetarët për këtë çështje. Autoriteti i Konkurrencës po verifikon marrëveshjen mes përfaqësuesve të autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi përcaktimin e kostos minimale fiskale së përgatitjes për drejtues mjeti.

Marrëveshja po verifikohet për mbrojtjen e konkurrencës, pasi sipas Autoritetit, ligji ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e tregut.

Për këtë arsye , Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me qëllim vlerësimin e kufizimeve të mundshme të konkurrencës në tregun përkatës.



4 Comments

    1. Po ku ka autoritet konkurence ketu beni shaka ata firmosin marrveshje keta sot u zgjuan kjo marveshje eshte nje monopol i paster keta thone ujku kurse keta te konkurces kerkojne gjurmet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *