• |
ide | kryesore

Zbulohet një varrezë me 751 fëmijë në Kanada

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kanada



Kërkimet me radarë kanë zbuluar praninë e 17 gropave që mund të përmbajnë trupat e 751 fëmijëve nga komunitetet indigjene në një varrezë pranë një ish-shkolle rezidenciale katolike në Kanada. Varreza është zbuluar pranë ish-Shkollës Rezidenciale Indiane Alberni.

Më shumë se 150 mijë fëmijë vendas u detyruan të hynin në shkollat e krishtera të financuara nga shteti prej shekullit të 19-të deri në vitet 1970. Mijëra prej tyre vdiqën në rrethana të dyshimta. Fëmijët u morën nga familjet e tyre në një përpjekje për t’i izoluar ata nga ndikimi i kulturës së tyre.

Qëllimi ishte që fëmijët të krishteroheshin me qëllim asimilimin e kulturës vendase. Pak kohë më parë qeveria kanadeze pranoi keqtrajtimin dhe abuzimin fizik e seksual ndaj këtyre fëmijëve. Ata rriheshin sepse flisnin gjuhën e tyre amtare.

Abuzimi dhe izolimi i tyre shihet nga udhëheqësit indigjenë si shkaku kryesor i shkallës së epidemisë së varësisë ndaj alkoolit dhe drogës në këtë komunitet. Në prill të vitit të kaluar, Papa Françesku kërkoi falje për krimet e kryera nga Kisha. Në korrik ai udhëtoi për në Kanada ku u takua vetë me përfaqësues të komuniteteve indigjene. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Dhe te mendohet sa krime e abuzime kane ndodhur nga qenie gjoja adhuruesit e krishtit qe nuk dihen e nuk kane per tu zbuluar kurre.
    Djaj me brire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *