• |
ide | kryesore

Në “Teatrin e Ëndërrave” United e Barcelona luajnë kualifikimin: ja përplasjet e playoff në Europa e Conference League

-Instant, F1, Sport
United



Shumë pak ndeshje janë të vendosura pas përplasjeve të para të playoff në Europa League. Sevilla ndoshta është e vetmja e qetë pas 90 minutave të para me trisin ndaj PSV Eindhoven. Të tjerat janë të gjithë në kërkim të kualifikimit. United e Barcelona, por edhe Juventus, Roma, Ajax e Union Berlin janë të gjithë në lojë për një vend në 1/8 e kompeticionit.

E gjithë vëmëndja është e përqendruar në Teatrin e Ëndërrave. Manchester United do të presë Barcelonën, pas 2-2 në Camp Nou. Rezultat i hapur mes dy gjigantëve europianë, me favorin e vetëm, nëse quhet i tillë, se anglezët do të kenë shtytjen e Old Trafford. Edhe Juventus nuk ka asgjë të sigurtë, madje rrezikon shumë në Nantes. 1-1 në Torino e ka komplikuar shumë punën për bardhezinjtë që te ky turne kanë shpëtimin e sezonit. Roma, në anën tjetër, duhet të përmbysë një gol në humbjen e Salzburg, ndërsa Union e Ajax e nisin me rrjeta të paprekura që nga ndeshja e parë.

Knockout Round Play-offs Europa League

18:45 FC Midtjylland – Sporting CP
18:45 Monaco – Bayer Leverkusen
18:45 Nantes – Juventus
18:45 PSV Eindhoven – Sevilla
21:00 Manchester United – Barcelona
21:00 Rennes – Shakhtar Donetsk
21:00 Roma – FC Salzburg
21:00 Union Berlin – Ajax

Lexo më tej: Video/ Vlahovic nuk mjafton, Juventus ndalet nga Nantes me polemika: Bayer e pëson nga Monaco, Sevilla bën tris

Në përplasjet e para të Conference League vetëm Fiorentina është e qetë për kalimin në 1/8 e kompeticionit e fortë në 4-0 e ndeshjes së parë. Skuadra e Italiano do të presë Bragën e pashqetësuar, ndërsa të tjerët duhet të sfidohen për kualifikimin. E kuptueshme që Lazio e ka më të lehtë, fituese në transfertë 1-0 me Cluj. Ashtu si edhe Partizani i Beogradit që mundi me të njëjtin rezultat Sheriff në Tiraspol. Ai që duhet të përmbysë po një 1-0 është Anderlecht I befasuar në Bullgari nga Ludogorets.

Europa Conference League Knockout Round Play-offs

18:45 Anderlecht – Ludogorets Razgrad
18:45 CFR Cluj – Lazio
18:45 Partizan Beograd – FC Sheriff
18:45 SC Dnipro-1 – AEK Larnaca
21:00 Basel – Trabzonspor
21:00 Fiorentina – SC Braga
21:00 Gent – Qarabag FK
21:00 Lech Poznan – Bodo/Glimt



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *