• |
ide | kryesore

Britania merr vendimin: Nuk do të dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet



Mbretëria e Bashkuar nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë në një periudhë “afatshkurtër”, tha sekretari i mbrojtjes. Ukraina i ka kërkuar Perëndimit që të dërgojë avionë luftarakë për muaj të tërë, por deri më tani asnjë vend nuk ka pranuar.

Në vend të kësaj, shumë prej tyre kanë zgjedhur të dërgojnë tanke ose automjete të blinduara, dhe Ëallace tha se Britania i ka ofruar Kievit rreth 200 tanke dhe helikopterë.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar duhet të sigurohet mirë në momentin që furnizon me armë Ukrainën. Por, kur bëhet fjalë për avionët luftarakë, kjo do të nënkuptonte dërgimin e “qindra njerëzve” në vend dhe “Perëndimi nuk do të vendosë trupa në Ukrainë.”

Ëallace tha gjithashtu se ka plane për të rritur prodhimin e municioneve.



2 Comments

  1. Edhe Gjermania e Italia, permes kryeministrave te tyre ka deklaruar te njejten gje.
    Nuk mbahet shtepia me miell hua, thote nje fjale e urte shqiptare, ndaj Europa po mendon per “fundin e marrezise” ne Ukraine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *