• |
ide | kryesore

Thellohet me tej bilanci nga tërmetet në Turqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
tërmetet



Të paktën 44 218 njerëz janë vrarë nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt. Lajmin e dha të premten agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit. Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në një deklaratë të saj tha se tërmetet, me qendër në provincën Kahramanmaras, u pasuan nga 9 136 pasgoditje.

Lëkundjet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 10 provinca të tjera: Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig. Rreth 13.5 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese. Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë dridhjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.

“Më shumë se 11 400 personel vendas dhe ndërkombëtar të kërkimit dhe shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren” – u tha në deklaratë. Gati 912 000 njerëz kanë marrë mbështetje psikosociale për shkak të tronditjes nga tragjedia. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *