• |
ide | kryesore

Aksidentohet shqiptari në Itali, ngec brenda mjetit të deformuar nga përplasja

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shqiptar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Itali, rreth orës 22.30 të mbrëmjes së kaluar. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip ‘Audi’ kur ka dalë nga rruga.

Fillimisht raportohet se shqiptari është bllokuar brenda mjetit të tij për shkak të shtypjes së makinës nga përplasja. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të prerë makinën dhe për ta nxjerrë që aty. Shkak për aksidentin mësohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte shqiptari. Ai është dërguar në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *