• |
ide | kryesore

Kinezët e Duçkës sponsorizuan ekspozitën personale të Ramës në Hong Kong

-Instant, Lajme, Të fundit



Konglomerati kinez, CEFC i ka rrënjët më të thella sesa me shpërthimin e skandalit McGonigal në Shqipëri. Dosja ka siguruar pamje nga viti 2015, kohë kur Kryeministri Edi Rama ende dy vite sapo i ardhur në pushtet, hapi një ekspozitë në Hong Kong. Por kush e mbështeti kryeministrin atje. Siç shihet edhe në baner, në fund të reklamës, janë renditur sponsorët gjeneralë, ku kryeson CEFC, konglomerati kinez i energjisë.

EKSKLUZIVE/ Kinezët e Dorian Duçkës sponsorizuan
EKSKLUZIVE/ Kinezët e Dorian Duçkës sponsorizuan

Kjo lidhje e hershme e kryeminisrit me kinezët vë edhe njëherë në pikëpyetje raportin e tij me këshilltarin Dorian Duçka. Çfarë dha kryeministri në këmbim të hapjes së një ekspozite personale me përfitime tërësisht vetjake?

EKSKLUZIVE/ Kinezët e Dorian Duçkës sponsorizuan

Pranë kësaj kompanie u punësua Dorian Duçka i cili rezulton në akt akuzën e FBI si personi B, që bashkë me Agron Nezën dhanë informacione për nisjen e hetimit për lobimin e PD përmes Nick Muzin. Vetë Rama në vitin 2015 u shpreh se interesi i mediave për ekspozitën e tij ka qenë i madh.

EKSKLUZIVE/ Kinezët e Dorian Duçkës sponsorizuan

Ai shoqërohej nga Linda Rama, e shoqja, dhe nga një tjetër person, Zhou Ding. Ding si për rastësi, u emërua si ambasador i Kinës në Shqipëri më 2019. 4 vite pas ekspozitës ku rri krah Ramës, ai u emërua ambasador. Deri ku janë lidhjet e Ramës me CEFC? Çfarë u këmbye mes tyre?

Në Shqipëri, Dorian Duçka është në qendër të diskutimeve për një tjetër çështje, atë të ndërhyrjes te ish-shefi i kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal për të nisur një hetim ndaj opozitës me informacione që vinin nga Shqipëria. Në akt-akuzë, Duçka përshkruhet si personi B, një njeri i punësuar në qeverinë shqiptare. Vetë kryeministri Edi Rama ka thënë se Duçka punonte si këshilltar i Jashtëm pa pagesë, ndërsa ka mohuar që ai të ketë paguar në emër të qeverisë shqiptare agjentin e FBI./Marrë nga Dosja.al



16 Comments

  1. “Pikturat” pra zhgaravinat e Rames apo te ndonje piktori tjeter nga SHQIPERIA JANE SHITUR NE L,A NE EMRIN DHE FIRMEN E DIKUJT TJETER? I KANE BLERE BISNESMENE KINEZE ME CMIME MARRAMENDESE,,,,

  2. Me sa duket nuk e kane marre tekstin akoma patronazhistet, sapo fuga ta kete menduar pergjigjen, do turren sufllaqexhinjte 🤣🤣🤣🤣🤣

  3. Po Ducka i ka blere ndonje “pikture “shefit ne L.A.?

  4. 2005-s erdhën Zeni dhe Argita me legjendat e tyre financiare, që mund të mos kenë qenë fare legjenda, epoka e Berishës 2 që kulmoi me një tjetër mit ekonomik, Rezart Taçin, tani i zhdukur nga qarkullimi; paralel me këtë filloi të këndohej miti ekonomik i LSI-së, institucionit ku bëheshin para në mënyrë vertikale, e me regjim ushtarak, qindra njerëz vrapuan të rreshtoheshin aty për të siguruar përfitime jashtë ligjit, që nga nxjerrja e një patente e deri tek pozicionet e lakmuara mitmarrëse,po ducka miku i familjes berisha qe sposorizon udhtimet e ciftit shkelzen e armina kudo ne bote do shkruani ju te lapsit

  5. Për Ramën Kina është plani B.Dhe këtë e ka shprehur me kohë.Por më parë ishte Rusia.Ndryshoi nga lufta.Kjo tregon që vërtetë ka luajtur me Amerikën për të mbajtur pushtet.Tani për t’a vazhduar pushtetin po sillet si diktator tipike për Kinën.

  6. Edi Rama eshte cuni i skulptorit te Enver Hoxhes.

    Sali Berisha ishte qe ne vitet 1970-ta edhe 1980-ta shok me Ilir Hoxhen edhe Sokol Hoxhen edhe ka dal edhe familjarisht bashke me cunat e Enverit edhe me vet Enverin ne fotografi. Prandaj berishen ata e ben kryetar te PD.

    Fatos Nanon e njihte Nexhmije Hoxha nga instituti i saj marksist-leninist. Prandaj Fatos Nanon ata e ben kryetar te PS.

    Ilir Meta eshte kushuri i familjes se Sulo Gradecit nga Skrapari. Sulo Gradeci ishte shoqeruesi i Enver Hoxhes.

    Lulzim Basha: Mamaja Lulzim Bashes eshte nje kushurire te Nexhmije Hoxhes nga Dibra edhe prandaj u fut aq shpejt ne politike edhe u be edhe minister.

    Pandeli Majko: Mamaja e Pandeli Majkos ishte ne vitet 1970-ta edhe 1980-ta profesoreshe ne Universitetin e Tiranes ku ishte edhe Liljana Hoxha profesoreshe qe eshte gruaja e Sokol Hoxhes. Te dyja keto ishin shoqe te ngushta bashke sepse ishin te dyja nga Korca.

    Prandaj kapni Ilir Hoxhen edhe Sokol Hoxhen edhe u konfiskoni te gjitha pasurite se ata kane me shume se 450 miliarde euro. Me pasurite qe keta zagaret Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha u kane vjedhur shqiptareve, Shqiperia do barazohej ekonomikisht me Zvicren.

    Ca prisni me kot? Pse genjeheni me politikanet duduma?

    Kapni Ilir Hoxhen edhe Sokol Hoxhen edhe u konfiskoni te gjitha pasurite se ata kane me shume se 450 miliarde euro.

    Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha jane me te poshter nga Sali Berisha. Berisha eshte vetem nje qen i tyre. Kapini keta muter edhe nxirruani prej hundesh leket qe i kane vjedhur popullit shqiptar !

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Po pse nuk i kap vetë, ne sapo e dëgjuam prej teje këtë, pse duhet të të besojmë ty anonimi!!!!!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *