• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea në krizë, Potter bën humor për shkarkimin e tij: “E shihni, jam këtu akoma”

-Instant, Sport, Video
Potter



Tre humbje, katër barazime dhe një fitore në tetë javët e fundit të Premier League. Këtyre u shtohet edhe eliminimi nga FA Cup nga Manchester City dhe humbje kundër Borussia Dortmund në vajtjen e 1/8 në Champions. Ky është bilanci për vitin 2023 te Chelsea, i dhjeti në renditje, minus njëmbëdhjetë nga vendi i katërt. Natyrisht, rezultatet nuk mund ta mbajnë të sigurtë Graham Potter. E megjithatë, tekniku u tall me situatën.

Pas humbjes ndaj Southampton, i fundit i tabelës, Chelsea është i impenjuar në derbin londinez ndaj Tottenham. Ndeshja është planifikuar për të dielën në orën 14:30 në Hotspur Stadium. Në situatën aktuale, pankina e Graham Potter është lëkundur keq. Shkarkimi eventual i teknikut, megjithatë, do t’u kushtonte Blues një shumë të konsiderueshme. Kontrata e Potter, me vlerë 12 milionë paund në vit, ka kohëzgjatje deri në vitin 2027. Për ta rrëmbyer atë nga Brighton shtatorin e kaluar, përveç kësaj, Chelsea pagoi një klauzolë lirimi prej 23 milionë paund.

Një krizë që stonon me mbi 300 milionët e shpenzuara në merkaton e dimrit për të firmosur me Fernandez, Felix, Mudryk e të tjerët. Një periudhë jashtëzakonisht negative e cila, megjithatë, duket se nuk e tremb Graham Potter. Në fakt, 47-vjeçari anglez u shfaq në konferencën për shtyp dhe u tall me situatën duke bërë të pranishmit të qeshnin: “Më falni për vonesën, një mbledhje krize më mbajti gjatë”. “Si shkoi?” e pyetën gazetarët në sallën e shtypit. Një pyetje të cilës tekniku iu përgjigj me shaka: “Epo, shkoi mirë. E patë? Jam ende këtu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *