• |
ide | kryesore

Kurti pas takimit me Vuçiç: Palët dakord për planin, nuk e di pse nuk firmosëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kurti



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit në Bruksel me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ai ka thënë se ky takim ishte pozitiv dhe se ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.

Tani, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku nga mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak” – ka thënë Kurti.

“Mesa vura re të dyja palët ishin dakord me propozimin europian, por nuk e di përse nuk u firmos që sot” – tha kreu i qeverisë së Kosovës.

“Ecje përpara do të ketë për planin e zbatimit. Dhe do të ketë edhe takime të nivelit të lartë me facilitimin e takimeve nga zoti Borrell dhe zoti Lajcak. I falënderoj të dy dhe besoj se jemi në një rrugë të mbarë mbarë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe rrugë një kahëshe për fqinjësi të mirë evropiane”, – tha ai. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Hahaha…

    Nuk e di pse nuk e firmoset?! 😂😂😂

    Ju vajtet per te firmosur apo per te konsumuar drogera?!

    Kerpudha halucinogjene!

    😂😂😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *