• |
ide | kryesore

Qeveria bën gati vendimin/ Godinat mbi 50-vjeçare do të prishen nëse nuk janë të sigurta. Ç’ndodh me truallin?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të gjithë objektet që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar.

Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”. Gjithçka përcaktohet në një projekt-vendim qeverie, i hartuar nga strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që është siguruar nga TV SCAN.

Sipas dokumentit, projektvendimi bazohen në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, por gjithsesi në asnjë nen të këtij ligji nuk parashikohet një proces i tillë.

Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.

“Instituti i Ndërtimit me kryerjen e oponencës jep mendimin e tij, i cili mbizotëron mbi aktauditimin teknik dhe zbatohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore ose autoritetet përgjegjëse”, – thuhet ndër të tjera në dokument.

Pas kryesrjs së oponencës dhe analizimit ekonomiko-financiar mbi mundësinë më optimale për të riparuar apo prodhur dhe rindërtuar objektin, Instituti i Ndërtimit informon ministrinë që ka në përgjegjësinë e saj fushën e ndërtimit apo bashkinë nën juridiksionin e të cilit ndodhet territori ku ngrihet objekti, mbi konkluzionin e arritur”, – vijohet më tej.

Po ashtu, vendimi specifikon se vendimi për prishje të objektit mund të merret në rast se vlera për riparim është e barazvlefshme ose më e madhe se vlera për ndërtimin e tij.

“Për kryerjen e prishjes, riparimit ose ndërtimit të objekteve, nga nisja e këtyre proceseve, deri në procesin përfundimtar të certifikimit të punimeve, institucionet përgjegjëse zbatojnë procedurën dhe rregullat sipas legjislacionit në fuqi”, – shtohet në dokument, që gjithsesi nuk specifikon se çfarë do të ndodhë me truallin e godinës dhe pronarët e tyre.

Një proces i ngjashëm u ndoq edhe me godinat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorin, teksa shumë prej pronarëve kanë akuzuar qeverinë për grabitjen e pronës./Scan tv



20 Comments

  1. Zgjedhesit e vet, pensionistet me nje dhemb ne goje dhe patronazhistet zhulsa do grabise. Sa me behet qefi 😎

  2. O keta skane te ngopur me gjak shqiptari. Gjith bota i ruan dhe i meremeton nderkohe babezia e patronazhistave ska te sosur.
    Me 3 Mars te mblidhemi dhe ti qerrojme keta monstra. Te jeni te sigurte se po u protestua sic duhet per 1 maksimumi 2 ore Edvin Rama jep dorheqjen dhe qerrohet nga vendi.

  3. Per te gjithe moterqirat dhe fisqirat patronazhiste qe u qihen motrat per 55,000 leke ne muaj neper zyra dhe u ka humbur cdo lloj nderi si zara te Rames, u them qe jo Sala, por edhe talebanet te vine, cdo gje do jete me mire se Rama.

    Ka pasur shume arsye per te ikur ky moterqir, por nuk besoj se ka pasur ndonje arsye me te madhe se kjo ndonjehere.

    Nuk ka gje me te tmerrshme se te shkaterrosh trashegimine kulturore te nje kombi.

    Ne Europe ruhen ndertesa jo qe Jan 50 vite, por 1000 vite te vjetra dhe ruhen me fanatizem dhe humbje te medha ne buxhet.

    Edhe nje here e perseris, edhe sikur Enveri te vij perseri, Rama fisqiri duhet te iki.

    1. ke te drejt ashtu eshte po kujt ja thua shqipetaret jan shumica komunista pronojn cdo gje mjafton partia po le te mesin pa shpi pa pron kjo qe po ndodh eshte cmenduri e keta ja japin voten e ai ju thot se do qesim jasht nga shpija haaaaaaaa nuk kuptoj ata njerez..

  4. Aty vetem revolucioni i lan hesapet. Ne ke vend te botes merr dhe ato diktatoriale del nje vendim i tille.

  5. Gjynof me e thone,

    por

    por

    Te gjithe ata qe talleshim me shembjen e teatrit dhe u rrotullun tu flejt nga krahu tjeter, do “kolliten” i çike

    Kur thojshin robt, çohuni se masanej do ju vi ke pragu, robt tu nxitu se filloi Perpidhin, dhe BBLeshi

  6. Akti i trete, Tan shkreli (i institutit te ndertimit) burri i asajt…dhe vjehrri i Kellicit, se bashku me Ramen do prishin pallatet ne qender t’Ja japin kastrati & co..Nuk i mjafton me te prishe shtepite..siperfaqet ne qender po mbarojne..

  7. Po nuk u zgjuan dhe tani shqipot nuk di ca tju them me. Nuk meritojm me asgje, jemi te mbaruar kot qe marim fryme dhe harxhojm oksigjen.

  8. Projekt vendimi per te kontrolluar cilesine e ndertesave eshte e logjikeshme. Duhej te ishte bere shume vite ma perpara. Pronaret e ndertesave ligjerisht jane te mbrojtur per pasurine e tyre qe zoterojne me dokumentacionin perkates. Shpresoj te mos kthehet ne vendim abuzues per perfitim personal te pushtetareve.

  9. Për abuzim e përfitim nga këta hajdutë dhe antishqiptarë mos ki dyshim.Ata posaçërisht po bëjnë ligjin.Problemi është a do reagohet ??

  10. Prishet pallati ku ka banuar familja Rama, pas Gjykates se Tiranes?! Apo vetem pallatet Agimi e Shallvaret dhe disa ne Myslym Shyri, rrugicat e te cileve jane plot pallate mbi 10 kate, nga me te shemtuarit ne Tirane.

    Mafia e ndertimit i kerkon truall Rames e Veliajt ne kembim te mandatit te trete te tij.

    Askund ne bote nuk mund te merret ky vendim per ndertimet, pa llogaritur pronaret, sikurse ndodh me qeverine shqiptare.

    Pas unazes se madhe dhe shtepive tek Astiri, ky eshte nje tjeter plan monstruoz i nje qeverisjeje mafioze.

  11. Shkolla 9-vjecare Emin Duraku perbehej nga dy ndertesa. Termeti demtoi ndertesen me te re, e cila u ndertua kur ishte kryetar bashkie Veliaj. Pra, ishte 5-vjecare. Ndertesa e vjeter, e para viteve 90 nuk pesoi asnje demtim.
    Ne Durres, u demtuan ndertesat e ngritura kur ishte kryetar bashkie “duar akullorja”. Pallatet e ngritura para viteve 90 nuk u demtuan.
    Pra, ajo qe duhet shembur eshte sekti mavi, jo ndertesat e para 90′.

  12. Tani skizofren i do I futet bulevardit deshmoret e kombit. Do thote: “nuk bejne ato ndertesa, I ka ndertuar Italia fashiste”. Mjere ai popull. Vend tragjik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *