• |
ide | kryesore

Alec Baldwin paditet nga tre anëtarë të ‘Rust’

Paparazzi, Slider



Tre anëtarë të ekuipazhit të “Rust” ngritën një padi kundër Alec Baldwin dhe producentëve të filmit , sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga TMZ të hënën.

Individët pretendojnë se kanë vuajtur ankth dhe simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik pas ndarjes nga jeta  të kinematografes Halyna Hutchins në tetor 2021. Paditësit duke përfshirë Ross Addiego,  Doran Curtin dhe  Reese Price – ishin në kishën e vendosur në Bonanza Creek Ranch të New Mexico kur arma e Baldwinit qëlloi, duke vrarë Hutchins.

Addiego, Curtin dhe Price pretendojnë se ata ishin në afër tij kur arma u qëllua dhe pësuan “lëndime shpërthimi” nga zhurma e të shtënës. Ankesa vazhdon më tej duke e akuzuar aktorin se nuk  kushtoi vëmendje gjatë stërvitjes së armëve, për për të siguruar që arma të mos ishte e mbushur me një plumb të vërtetë dhe për shkarkimin e fishekëve.

Nga ana tjetër, prokurorët e kanë akuzuar gjithashtu Baldwin për vrassje të pavullnetshme. Ai fillimisht mohoi akuzat se kishte tërhequr ndonjëherë këmbëzën , por prokurorët argumentuan se “fotot dhe videot tregojnë qartë Alec, disa herë, me gishtin e tij brenda mbrojtëses së këmbëzës”, përpara të shtënave vdekjeprurëse. Duke ecur përpara, atij nuk lejohet tani të pijë alkool, të zotërojë një armë ose të flasë me dëshmitarë të mundshëm, përveç diskutimit për vazhdimin e xhirimeve të “Rust”. Filmi është planifikuar të rifillojë prodhimin këtë pranverë./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *