• |
ide | kryesore

Courteney Cox nderohet me një yll në ‘Walk of Fame’

Paparazzi, Slider



Courteney Cox u nderuar së fundmi me një yll në ‘Walk of Fame’. Aktores iu bashkuan ish koleget e saj të Friends, Lisa Kudrow dhe Jennifer Aniston.

Gjatë fjalimit të saj, Cox falënderoi Aniston, Kudrow dhe Laura Dern – të cilët gjithashtu folën në ngjarje – për mbështetjen e tyre gjatë viteve.“Ju dua shumë të gjithëve dhe është shumë bukur që dolët dhe u shfaqët për mua në publik ashtu siç bëni kaq shpesh në privat”, u shpreh ajo.

“Ne jemi shumë të nderuar që jemi sot këtu për të folur si bashkëpunëtorët e tu, miqtë dhe familja jote,” tha Aniston. “Dhe kjo ka ndodhur pasi ne të njohëm për një kohë shumë të gjatë.” “Ka qenë kështu që kur jemi takuar pothuajse 30 vjet më parë,” shtoi Kudrow ndërsa Aniston bëri shaka, “Jo, jo 30 vjet më parë. Ky është një gabim shtypi.”

“Të jesh mike me Courteney-n do të thotë të jesh familje me Courteney-n”, shtoi Jennifer. “Ajo është përgjegjëse për të gjitha këto. Që nga fillimi kur e takuam, ajo ishte menjëherë gjithëpërfshirëse, e ngrohtë, e dashur, e interesuar për gjithçka rreth teje. Courteney, ne thjesht duam të themi se jemi thellësisht,  krenarë që të njohim.” tha Kudrow.

Treshja u ribashkua më parë me aktorët e tjerë të Friends, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer, për specialen e HBO Max majin e kaluar. Grupi luajti në sitcom-in e dashur të NBC-së  nga 1994 deri në 2004./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *