• |
ide | kryesore

Marcin Oleksy, kush është fituesi i Puskas Award: historia e futbollistit me një këmbë

-Instant, Sport, Video
Oleksy



Marcin Olesky fitoi çmimin Puskas 2023 falë goditjes në akrobaci i mbështetur mbi paterica. Historia e tij përbëhet nga dhimbje dhe vendosmëri. Çmimi FIFA Puskas u nda së bashku me çmimet e tjera të vitit FIFA. Marcin Oleksy fitoi çmimin për golin më të bukur në botë, duke mposhtur konkurrencën e Richarlison dhe Payet. Sulmuesi polak luan për skuadrën e të amputuarve të Warta Poznan. Ai mundi dy kampionët e futbollit me një vepër arti: një rovjeshatë fantastike duke përdorur një patericë.

Emri i fituesit u shpall nga Alessandro Del Piero dhe polaku e gjeti veten në mënyrë të pabesueshëm në skenë përballë Messi, Mbappè, Van Dijk dhe yjeve të tjerë të shenjtë të futbollit: “Shoku i skuadrës, David Novak, bëri asistin. Kur e pashë të afrohej topi, e dija se po vinte drejt meje. E pastaj e vura veten në pozicionin më të mirë për ta pritur. Kur e godita, e ndoqa topin me sy dhe e pashë të shkonte në portë. Gjithmonë kam dashur të shënoj një gol kaq të bukur. Jam shumë i lumtur.”

NJË HISTORI ME FUND TË BUKUR

Oleksy ka patur një jetë të vështirë. Në moshën 23-vjeçare ai pësoi një aksident në punë që i kushtoi këmbën e majtë. Për dy vjet polaku ishte në karrige me rrota. Pastaj gjeti forcën të ngrihej, të merrte patericat dhe të mësonte të jetonte me amputimin.

Ai u kthye të luante futboll falë këmbënguljes dhe guximit të tij: nuk e la jetën ta rrëzonte. Duke u mbajtur fort gjithë këto vite, ai arriti të vazhdonte ëndrrën e tij, derisa në kurorëzimin e pabesueshëm. E paimagjinueshme po të mendosh se mjekët i thanë se do të duhej të bënte pa njërën këmbë. “Kurrë nuk e lashë veten të dekurajohesha. E kur kuptova se mund të vazhdoja të vrapoja duke përdorur paterica, motivimet e mia u bënë më të mëdha”.

E tani ai ka mbërritur në një nga skenat më prestigjioze të futbollit dhe ka futur emrin e tij në historinë e futbollit. Madje edhe më gjerë. Sepse një mesazh kaq i fuqishëm sa historia e Oleksy nuk mund të kufizohet vetëm në sport, por në të gjitha aspektet e jetës. Fitorja e tij është një mesazh për të mos u dorëzuar kurrë, sado e vështirë të jetë prova që jetë të vendos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *