• |
ide | kryesore

E rëndë në Patos/ Punëtori humb jetën pasi u dogj në furrën e përpunimit të metaleve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksidenti me motor, 38-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma



Një punëtor në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve (fonderi), në Patos ka gjetur vdekjen pasi është djegur në vendin e punës. Sipas njoftimit të policisë, 40 vjeçari me iniciale A. M. është djegur aksidentalisht pasi ra në kontakt me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve (fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *