• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 1.4 kg kαnabis në një banesë në Vlorë, pranga 50-vjeçarit

Arkiva



Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë. Ai akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1.4 kg kanabis.

NJOFTIMI I POLICISE

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Mbante në banesë, lëndë narkotike me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Sekuestrohet 1.4 kg kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. Gj., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila mbahej nga 50-vjeçari, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *