• |
ide | kryesore

Gjykata e Apelit merr kohë, pezullohet skualifikimi për Jose Mourinho: në pankinë kundër Juventus

-Instant, Sport
Mourinho



José Mourinho do të ulet rregullisht në pankinë në ndeshjen e madhe të së dielës në mbrëmje mes Romës dhe Juventusit. Gjykata e Apelit e FIGC-së në fakt ka vendosur të pezullojë dënimin e portugezit. Special One mori një penalitet me dy ndeshje nga Gjykatësi sportiv, pas përjashtimit të tij gjatë ndeshjes kundër Cremonese.

Vendimi erdhi një ditë pas paraqitjes së apelit nga klubi verdhekuq. Anëtarët e Apelit konstatuan se janë shfaqur fakte që karakterizojnë një reagim ndaj një “provokimi” (nga zyrtari i katërt Serra). Në këtë pikë do të duhet më shumë kohë për të vlerësuar më mirë çështjen, për të cilën prokuroria federale ka hapur një hetim.

Lexo më tej: “Arbitri nga Torino e luajmë me Juven, më donin jashtë”: Gjykatësi sportiv dy javë pezullim për Mourinho

Sipas rikonstruksionit të përballjes së nxehtë që çoi në dëbimin e Special One, debati ka qenë provokues: “Shko në shtëpi, të gjithë po tallin byt*ën me ty” i ka thënë Serra duke i treguar publikun në Zini. “Atë duhet të nxjerrësh jashtë, jo mua!” ishin fjalët e portugezit. Detaje të reja në fakt kanë dalë mbi një konfrontim të dyshuar mes të dyve në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes. Mourinho u largua nga tribuna 2 minuta para bilbilit të trefishtë.

PËRPLASJA VERBALE, SIPAS LEXIMIT TË BUZËVE

Sipas Corriere dello Sport, përballja mes të dyve është zhvilluar në dhomën e zhveshjes së arbitrit. Madje në prani të ndihmësve të arbitrit Piccinini, inspektori federal, Vito Scala dhe dy bashkëpunëtorëve të Cremonese. “Nëse ke bo*e, nëse je burrë, përsërit atë që më the në fushë, pastaj duhet të më kërkosh falje dhe mbyllet këtu”.

“Më fal për çfarë? Nuk kam pse t’i kërkoj falje askujt, nuk thashë asgjë”, është përgjigjur Serra. Një përgjigje që e ka zemëruar Special One: “Gënjeshtar. Je një burrë mu*i… Turp – ka ulëritur vazhdimisht portugezi – Nuk dua të mendoj se je nga Torino e të dielën nuk më do në pankinë kundër Juves…”.

“Ja, e prisja këtë, e dija që do ta shpikje këtë histori…”, ishte përgjigja e Serra. Teksa pritet të zbulohet e gjithë e vërteta për atë që ka ndodhur në Zini, prokurori i FIGC ka nisur hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *