• |
ide | kryesore

Gjendet i vdekur 68-vjeçari në Dropull, dyshimet e para

-Instant, Lajme, Të fundit
Aksident, Korçë, Rrëshen, Fier, plagòsje



Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Bodrishtë në Dropull. Policia, referuar të dhënave paraprake, thotë se shkak për vdekjen e të moshuarit dyshohet të jetë bërë asfiksia, e ardhur nga rrjedhja e bombolës së gazit. Nga këqyrja paraprake nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *