• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët banesa në Dropull, lëndohet një 55-vjeçar

Lajme, Të fundit



Një banesë në fshatin Derviçan të Dropullit u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku për pasojë një 55-vjeçar është dëmtuar lehtë.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç. Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *