• |
ide | kryesore

SHBA e shqetësuar për deklaratat e opozitës në Kosovë kundër planit evropian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian. Kështu ka bërë të ditur për mediat në Kosovë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, referuar kundërshtimeve që i kanë shfaqur së fundi partitë opozitare LDK e PDK ndaj propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që gojarisht u pranua më 27 shkurt në Bruksel nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së. Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e ShBA-së për propozimin”, thotë zëdhënësi i ambasadës amerikane.

Në deklaratën theksohet se “Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE. Në veçanti, ne e mbështesim plotësisht propozimin e BE-së për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përpjekjet tona të përbashkëta për ta çuar përpara këtë propozim kanë përfshirë konsultimet me partitë opozitare të Kosovës”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *