• |
ide | kryesore

Dalin emra nga aksidenti në Tiranë/ Audi A8 theu barrierat dhe ra mbi një Hyndai

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Eksperti



Dalin detaje të reja nga aksidenti frikshëm që ndodhi në Tiranë në rrethrrotullimin e TEG ku 2 vajza humbën jetën dhe 4 persona të tjerë u plagosën. Mësohet se Klevis Ruçaj është shoferi 24-vjeçar i mjetit luksoz Audi A8, i cili lëvizte me shpejtësi skëterrë nga Farka në drejtim të rrethrrotullimit.

Bashkë me të në makinë ishin 2 vajza që kanë humbur jetën. Ato nuk juanë identifikuar ende për shkak të plagëve të marra. Makina me të cilën ato udhëtonin, me shofer Klevis Ruçaj, është shkatërruar plotësisht dhe është shtypur.

Makina e tij ka thyer barrierat dhe ka rënë poshtë mbi automjet Hyndai që po udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Tiranës. Makina Hyndai drejtohej nga një 60-vjeçar i cili është plagosur bashkë me 2 pasagjerë të tjerë.

Është identifikuar vetëm njëra nga këro pasagjere e cila quhet Alda Kurti, e cila ndodhet në spital. Burime në vendin e ngjarjes thanë se Audi A8 ka çarë barrierat e rrethrrotullimit dhe ka përfunduar në skajin tjetër të autostradës duke kaluar në ajër tre korsi dhe bordurën ndarëse të rrugës.

Shpejtësia e lartë dhe përplasja e fortë ka bërë që mjeti të shkatërrohet plotësisht dhe dy pasagjeret femra të humbin jetën. Vetë shoferi 24 vjeçar Klevis Ruçaj ka i plagosur.

I plagosur: Klevis Ruçaj – 24 vjeç, shoferi i Audi
I plagosur: Q.K. – rreth 60 vjeç, shofer i Hyundai
E plagosur: Alda Kurti, – 51 vjeç, pasagjer në Hyundai
I plagosur: O.K, – 24 vjeç, pasagjer në Hyndai
Viktima: 2 vajza ende të paidentifikuara – pasagjere në Audi

LEXO EDHE: Pamje të frikshme/ Aksidenti me dy viktima dhe 3 të plagosur te TEG (VIDEO +16)



4 Comments

  1. Patentat blihen, malli dhe alkoli blihen dhe më me pak lek…shto eksitimin e hormoneve….dhe më pas rezultatet dihen….Edhe n luftë ndiesh shum me i sigurt. Sa keq qe nuk ra mbi makinën e ndonje pushtetari

      1. Jo vetëm kaq, por cjanë këto bariera që çahen si plastmas. U harxhan dhjetra milion për të shtuar një vend vrasjeje. 3 cm diametër kanë shtyllat që mbajnë strukturën. Fillimisht duhet kryer ekspertiza për hadhajdutët e projektimit dhe ndërtimit.bE kuptoni që i kanë vënë një shpatë në kokë kujtdo që kalon poshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *