• |
ide | kryesore

“Po nuk firmose, nuk e sheh më fushën”: Tirana i jep ultimatum Jocelin Behiratche, Shehi mbetet pa lojtarë

-Instant, Sport
Jocelin



Qendërmbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Jocelin Behiratche, është shqetësimi më i madh te Tirana. 22 vjeçari në qershor shkon në skandencë kontrate dhe nuk ka ndërmend të rinovojë. Ideja për tu larguar nga kryeqyteti e të negociojë i lirë pagën në klubin e ardhshëm e ka bërë të preferojë të dalë si parametër zero. Një zgjedhje që Tirana nuk dëshiron ta pranojë dhe po bën të pamundurën për ta evituar.

22 vjeçari ka refuzuar cdo propozim të ardhur nga bardheblutë, në lidhje me zgjatjen e kontratës. Tani, Behiratche duhet të përballet me qendrimin e ashpër të klubit. Drejtuesit e Tiranës, sipas RTSH Sport i kanë dhënë një ultimatum lojtarit. “Nëse nuk rinovon, nuk luan më në formacion”. Kjo është tentativa e fundit e Tiranës për të mos humbur me zero lojtarin, pasi dështoi ta shiste brenda 28 shkurtit te Sheriff Tiraspol, për shkak të ofertës së ulët të moldavëve dhe me 50% të kartonit të zotëruar nga kompania menaxheriale, që do të përgjysmonte fitimin. Tani, Behiratche tani duhet të vendosë cfarë të bëjë.

Përpara ivorianit janë dy mundësi. E para të rinovojë. Kjo, në fakt, e bën të pasigurt largimin nga kampionët në fuqi. Sepse pastaj të interesuarit për lojtarin duhet të plotësojnë kërkesat e bardhebluve. E dyta të pranojë mbi tre muaj pankinë. Kështu, Jocelin rrezikon të mos jetë jashtë forme kur të arrijë në fund të kontratës. E natyrisht kjo do tja komplikojë gjetjen e klubit të ardhshëm.

Vendimi sigurisht nuk e lehtëson punën e Orges Shehit, sidomos i marrë para ndeshjes me Laçin. Najdovski është i skualifikuar, Abazaj ende i pa rikuperuar dhe Patrick i dëmtuar, duke shtuar këtu edhe se pankina e kryeqytetasve është shumë e shkurtër këtë sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *