• |
ide | kryesore

Video/ Austin Fc shënon autogolin më qesharak: Tarek, i turpëruar, nuk gjen ngushëllim nga teksanët

-Instant, Sport, Video
Austin Fc



Violette Ac dhe Austin FC janë protagonistët e një autogoli të turpshëm. Ndoshta jo të gjithë e dinë, por ekziston edhe Liga e Kampionëve në Concacaf, ekuivalenti i Champions europian. Në këtë turne marrin pjesë skuadrat nga Amerika Veriore dhe Qendrore që garojnë për kupën më të lakmuar. Shpesh fitues janë skuadrat meksikane, por me ecurinë e MLS, kjo po ndryshon. E megjithatë, episodi i ndodhur në këtë ndeshje nuk e nderon fare futbollin amerikan.

Kështu, për turneun u zhvillua ndeshja ndërmjet skuadrës nga Haiti Violette Ac i Port au Prince dhe ekipit nga Teksasi Austin FC. Në ndeshjen e parë të 1/8 të finales, amerikanët ishin favoritë të qartë në letër. Por futbolli dihet se jep gjithmonë surpriza të shumta. E ja që në tokën haitiane, modestët Violette Ac mposhtën teksanët me një 3-0 të pastër. Rezultat që mund t’u japë atyre një çerekfinale historike.

Rezultati dërrmues 3-0 u arrit në 47 minuta. Pas rezultatit 2-0 në pjesën e parë me dygolëshin e Naider Chery, Austin shënoi një autogol qesharak në pjesën e dytë. Protagonist fatkeq ishte futbollisti Amro Tarek, i cili e dërgoi topin në portën e tij në tentativë për të larguar topin. Një gjest i pakoordinuar që sistemoi rezultatin 3-0 dhe që është bërë viral në rrjetet sociale.

VIDEO E AUTOGOLIT QESHARAK



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *