• |
ide | kryesore

Rindërtohet në 3D/ Si ndodhi aksidenti me 3 viktima në Tiranë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
3D



Inxhinieri Alfred Hasanaj ka rindërtuar në një video 3D aksidentin e regjistruar pasditen e djeshme tek rreth-rrotullimi i TEG-ut në Tiranë ku humbën jetën tre të rinjtë: Klevis Ruçaj, 20 vjeç; Sikela Përroi, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini 22 vjeçe.

Bazuar në të dhënat dhe pamjet e sigurisë, ai ka rindërtuar skemën se si automjeti tip “Audi” që drejtohej nga Klevis Ruçaj vjen nga unaza lindore dhe e merr rrethin drejt duke thyer barrierat dhe përfundoi në krahun tjetër të korsisë së autostradës duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti “Honda”.

Siç tregohet edhe në videon 3D, automjet tip “Audi” ka fluturuar rreth 50 metra pas thyerjes së barrierave dhe shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me 150 deri në 200 km/h. Në këtë rrugë qe lidh Farkën me rrethrrotullimin e unazës lindore Klevis Ruçaj ishte kapur edhe me herët duke kryer gara shpejtësie dhe ishte ndëshkuar me gjobë, por nuk ishte ndërgjegjësuar.

/LAPSI.al



7 Comments

  1. Vënë barriera teneqeje në mbikalime te rendesishme dhe i hipen tjetri me 260km/h makinave ne rruge kombetare…..
    Vërini betoni dhe le te ngulen aty!!!

    1. jo ore mos i do prej celiku? ne rethe nuk mund te ecesh me shume se 50 km/ore, po thuaj ishalla mere apo mesojn keta te tjeret se cfare ndodhe kur ecen shpejt

      1. Psikopati nuk ka se si ta mesoje qe Psikopatia e tij IA LEJON TE ECE ME 200 NEPER RRATHË(jo rethe, meqe s’di shqip)!
        Eshte si te thuash ‘hiqini e mbyllini burgjet, se s’lejohet te vjedhesh e te vrasesh neper rruge e mjedise te ndryshme…..”

        1. Mania e njerëzve me dije gjysmake është për t’u marë me probleme të vështira. Prandaj aty ri, tek muti i Kristaqit, e mos dil nga haleja se qelb miletin!

  2. Ska barriere qe ndalon dike me 200km/ore, ca shonci ata te makines tjeter qe nuk i kapi direkt ansore se do i kishte mbyt.
    Ate audin e shkatarruar ta cojne neper gjimnaze , ta kuptojne tocat e tiktokut se ca te gjen kur hapesh bythesh.
    Cdo makine sado e persosur te jete mbi 80km ne ore edhe shoferi kthehet ne pasagjer.

  3. Veç idioteve me patentë qe kemi ne qarkullim fajtor dhe për ndjekje penale janë edhe drejtuesit e policisë rrugore bashke me arkitektët dhe inxhinierët që bëjnë këto projekte. Une jetoj ne zonen aty afër dhe e di shumë mirë që vetëm rregull ska. Çdo fundjavë dhe natën rruga në fjalë por dhe pjesa që vjen nga liqeni kthehen ne pista garash. Veç kësaj gjatë gjithë kohës në këto rrugë ka shkelje shumë të rënda të qarkullimit nga shoferët dhe askush nuk kontrollon. Policia rrugore mjaftohet me matjen e kilometrazhit 1 herë në muaj, ndërkohë që këto rrugë janë shumë problematike në çdo orë të ditës.
    Gjithashtu për të çuar në burg janë edhe ata që këto rrugë i kanë projektuar pa standarte sigurie. Si mund të bësh një rrotullim në fund të një autostrade ku mjetet ecin me minimumi 100 km/ore? Aty nuk ka asnjë sinjalistike apo masë që të detyrojë uljen e shpejtësisë.
    Praktikisht ky rrethrrotullim eshtr një kurth ku nxiten aksidentet dhe jo e kunderta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *