• |
ide | kryesore

25 lopë kontrabandë nga Greqia, 5 të arrestuar në Sarandë (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisariati i Policisë në Sarandë ka vënë në pranga pesë persona të akuzuar për kontrabandë, kësaj radhe për sjelljen ilegalisht nga Greqia në Shqipëri të bagëtive të trasha të vjedhura, nëpërmjet kufirit të gjelbër me qëllim shitjen e tyre.

U sekuestruan 2 kamionë me të cilët transportoheshin 25 krerë bagëti të dyshuara të vjedhura në Greqi si dhe 5 aparate celulare.

Një operacion policor i koduar “Informale” vuri në pranga pesë vetë: Arben Husin, Jurgen Haxhin, Kreshnik Likajn, Venetik Dylmishin dhe Adil Sherajn.

Arben Husi, 50 vjeç, banues në Konispol, Kreshnik Likaj, 32 vjeç, banues në Fier dhe Venetik Dylmishi, 37 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim;

Adil Sheraj, 55 vjeç, me detyrë veteriner në Zyrën e Bujqësisë Sarandë dhe Jurgen Haxhi 26 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë të trasha, në Greqi, i kontrabandonin ato, nepërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara, i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *