• |
ide | kryesore

Aksident në rrugën e Arbrit, lëndohen tre pasagjerë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në rrugën e Arbrit. Burime pranë policisë bëjnë me dije se një 46-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit. Ai është përplasur me makinën e 28-vjeçarit F. Gj. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftim i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– D. U., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Arbrit, është përplasur me automjetin ne drejtues shtetasin F. Gj., 28 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *