• |
ide | kryesore

PD e vulës jashtë zgjedhjeve/ Meta: Nuk kam asnjë interes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar PD në zgjedhje, për shkak të mungesës së dokumentacionit që kishte kërkuar më herët.

Lexo më tej: Celibashi nuk regjistron PD e vulës/ Kërkon firmën e Lulzim Bashës 

Për Metën ky vendim nuk do të thotë asgjë pasi koalicioni me Berishën është firmosur prej muajsh dhe bashkë me të do të ndëshkojë atë që ai e quajti regjim monist.

“Nuk kam asnjë interes për këtë çështje. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këtë sistem monist. Janë katër vite të humbura. Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh”, tha Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *