• |
ide | kryesore

Arrestohet kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
alla



Lefter Alla, kryetar i Bashkisë ës Bulqizës është vënë në prangat e policisë pasditen e sotme. “Panorama” raporton se ai është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza. Ai akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Alla është paraqitur më herët në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dhënë sqarime për këto tendëra.

Alla ka patur dy denoncime në SPAK i akuzuar për abuzime me paranë publike. Njëri nga denoncimet mendohet të jetë ai i projektit për rehabilitimin e ujërave të ndotura në lagjen e vjetër të qytetit të minatorëve. 

Rreth tre vite më parë Kryebashkiakut të Bulqizës i dalë nga zgjedhjet e vitit 2019 iu publikua një video, ku dyshohej se po përdorte lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Kjo video mësohet se ështe hetuar nga SPAK . Hetimet u drejtuan nga prokurori i SPAK, Ened Nakuçi, i cili pas disa muaj verifikimesh ka vendosur t’i pushojë ato me argumentin se nuk janë gjetur dhe vërtetuar elemente te veprës penale ndaj kryebashkiakut. /LAPSI.al



10 Comments

  1. Hedhje mishi qenve per te shmangur arrestimin e Xhackes, politike e sfumuar kjo e c’orientimit me kurbane per konsum mediatik!

  2. SPAK kap peshqit e vegjel si puna e Alles , kurse peshqit e medhenj kapin Spak-un., keshtu qe

    peshqit e vegjel kapen me urdher te peshqeve te medhenj.

  3. Është arrestuar kolltuku i Kryetarit të Bashkise dhe jo personi,se karrigia tregon që “luftohet korrupsioni në nivele të larta” dhe “zbatohet porosia” e Borrell të BE-se…

    Meqë z.Borrell e shoqëron Varhelyi, nuk di a do të guxojë ndonjë gazetar ta pyesë lidhur me kërkesën e Parlamentit Europian,me 19 janar 2023, për hetimin e komisionerit të zgjerimit
    Oliver Varhelyi si i dyshuar për korrupsion!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *