• |
ide | kryesore

Ishte në kërkim për kanabis, arrestohet i riu në Sarandë (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Komisariatit Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: -Edlor Omeri, 26 vjeç, banues në Sarandë. 26-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 19.07.2022, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”. Këtij shtetasi, në vitin 2020, gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *