• |
ide | kryesore

Video/ “Shkarkojeni”. Lojtarët e Tottenham duan ta heqin, Conte fillon të kursejë: fluturon me low cost

-Instant, Sport, Video
Conte



“Sack him”, “Shkarkojeni”: është titulli The Sun, që tregon kaosin te Tottenham. Sipas tabloidit anglez, një grup lojtarësh të Spurs i kanë kërkuar drejtuesve të Spurs që të largojnë menjëherë Antonio Conte nga pankina. Reagimi i tyre erdhi pas shpërthimit të pabesueshëm të teknikut ndaj barazimit në Southampton. Një sulm frontal ndaj lojtarëve, të akuzuar për egoizëm: “Ata nuk duan të stërviten dhe nuk e vënë zemrën në fushë”. Situatë që ka shkaktuar një thyerje totale mes dhomës së zhveshjes dhe trajnerit salentin.

Lexo më tej: Tottenham, Conte kundër të gjithëve: “Nuk kanë fituar kurrë asgjë, lojtarë egoistë”

Kërkesë, ajo e lojtarëve, vështirë për t’u përmbushur. Conte, që shkon në skadencë me Tottenham në qershor 2023, fiton 15 milionë paund në sezon. Sido që të jetë, ‘The Telegraph’ raporton se pronarët, në shënjestër të kritikave ashtu si lojtarët, po shqyrtojnë nëse do të shkarkojnë apo jo Conte gjatë pauzës për ekipet kombëtare. Ndërkohë, trajneri salentin, pasi la dy ditë pushim për skuadrën, u rikthye në Itali për t’u bashkuar me familjen. E për të pritur lajmet nga presidenti Levy për të ardhmen e afërt. Gjithësesi, duket se ka filluar që tani të kursejë, duke zgjedhur një fluturim low cost.

CONTE KTHEHET NË ITALI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *