• |
ide | kryesore

U kapën me emigrantë të paligjshëm, procedohen penalisht dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë në ndjekje penale pasi janë kapur duke fshehur emigrantë të paligjshëm. 29-vjeçarit M. C.,  dhe A. B., 27 vjeç, iu gjetën gjithsej 4 emigrantë, të cilët dyshohet se janë ndihmuar me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht. Ndërkohë edhe një 43 vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 43 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, pasi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Miras, Devoll, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. -Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. C., 29 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë dhe A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi gjatë kontrolleve të ushtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në automjetin përkatës që drejtonte secili nga këta shtetas, u gjetën të fshehur gjithsej 4 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga shtetasit e proceduar, me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *