• |
ide | kryesore

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 18-vjeçari në Pogradec

Lajme, Të fundit
Korçë, dy të arrestuar për vjedhje



Policia e Korçës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, si dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndalur.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Olger Dida dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. Arrestimi i të riut u bë pas kontrolleve të ushtruara në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Gështenjas, Pogradec.

Olger Dida sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me makinë, duke mos ju bindur policisë, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen”, u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 18-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin A. P., do t’i transportonte emigrantët,  me qëllim kalimin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *