• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut i dhuron Ukrainës 12 helikopterë luftarakë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Maqedonia e Veriut ka vendosur që t’i dhurojë Ukrainës 12 helikopterët e saj luftarakë, të llojit Mi-24.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavajnka Petrovska, tha për mediat në Shkup se dhurimi i tyre bëhet me kërkesë të Qeverisë ukrainase, por edhe vlerësimeve të Armatës maqedonase se “lirimi nga këto pajisje ushtarake nuk do të dëmtojë kapacitetet mbrojtëse të Maqedonisë së Veriut”.

“Të gjitha pajisjet që janë dhuruar deri më tani, kanë të bëjmë me kërkesën e autoriteteve ukrainase, të cilat janë të afta t’i përdorin, por edhe t’i mirëmbajnë. Sipas planeve tona të modernizimit, këto pajisje tashmë janë në fund të përdorimit të tyre dhe nuk do të jetë pjesë përbërëse e armatimit tonë. Nëse nuk do t’i dhuronim, jemi të sigurt që në një periudhë të shkurtër kohe do të na duhej t’i asgjësonim”, tha Petrovska.

Ajo tha se Ministria e Mbrojtjes do të blejë të paktën tetë helikopterë të rinj për më shumë qëllime, të cilët do të kenë në radhë të parë rol transportues, dhe jo luftarak.

“Kur kemi bërë planet për transformimin e ushtrisë sonë, bazuar në aftësitë tona ushtarake dhe planet e NATO-s, komponenti luftarak i njësisë së helikopterëve nuk do të ishte më operacional dhe do të orientohemi në helikopterë transportues që do të kishin në radhë të parë si obligim plotësimin e nevojave të ushtrisë, por sigurisht që do të mund të kryejnë edhe detyra të tjera që janë me interes më të gjerë për qytetarët”, deklaroi Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska.

Maqedonia e Veriut i ka dhuruar Ukrainës edhe tanket të gjeneratës së tretë, që duke marrë parasysh zhvillimin e teknologjisë, ato konsideroheshin jokonkurruese dhe jokompatibile.

Ndihma e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën arrin në 30 milionë dollarë.

Maqedonia e Veriut që në ditët e parë të agresionit rus i ka dhënë mbështetje Qeverisë në Kiev, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa ka mbështetur të gjitha vendimet për sanksione ndaj Rusisë.

Helikopterët e parë Mi-24 e parë Maqedonia e Veriut i bleu nga Ukraina në vitin 2001 në kohën e konfliktit të armatosur mes forcave qeveritare dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Pas përfundimit të konfliktit, numri i helikopterëve u rrit në 12 dhe paralelisht u bë modernizimi i tyre, proces ky që u ndërpre dy vjetët e fundit për shkak të vlerësimeve të Shtabit të Përgjithshëm se ushtria në zhvillimin e saj të ardhshëm nuk ka nevojë për këtë lloj helikopterëve luftarakë, por avionë të prodhimi i Evropës Perëndimore ose Shteteve të Bashkuara.

Helikopterët Mi-24 janë përdorur në luftën në Afganistan, në atë ndërmjet Irakut dhe Iranit, në konfliktet në Amerikën e Jugut, gjatë luftërave ruso-çeçene, por edhe në Ballkan gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.



9 Comments

  1. Macedonia e veriut dhuroka 12 helikoptere e tanke Ukraines,ne nuk kemi per te shuar zjarret. Pse nuk na dhurojne ndonje ne se vetem dy kemi gjithsej , nje te Rames e nje te Xhackes

  2. Arnautistani Lindor, duke ecur ne gjurmet e fqinjit te tij, i dhuron Ukraines 1000 mushqeta, 2500 mburoja gize dhe 5000 shigjeta me maje kocke.

    1. Ja ky qeni socialist e dinka gjendjen teknike të helikoptrëve. Po ne që nuk i.kemi dhënë asgjë, qoftë një helmetë, rastësi është kjo ? Po ato anijet me naftë nuk janë thyerje embargoje.
      Shkon në Angli për të bërë një foto me lndianin Sunak dhe e paguan duke sjellë.mijra të burgosur.
      Popull dele që zgjedh për bari ujkun

        1. bravo ti qenke i kulturuar, por nuk duhet me të ofenduar, duhet ta qi racën e mutit komuniste me benzinë

          1. ti je nga ata maloket qe nuk di te shkruash po ama vritesh rrugesh per “burrni” nderkohe qe te shkerdhehet gruja ne shtepi…ha ha ha. Ti nuk ke as rrace, je bastard!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *