• |
ide | kryesore

Video/ Topat jo, por Karius pret… një fëmijë nga Diletta Leotta: “Së shpejti do të jemi tre”

-Instant, Sport, Video
karius



Historia e dashurisë mes Diletta Leotta dhe Loris Karius po ecën me shpejtësi. E tashmë mbërriti edhe lajmi zyrtar se presin një fëmijë. Shtatzënia e lajmëruar nga gazetarja në rrjetet sociale e ka forcuar edhe më shumë lidhjen mes të dyve. Prej ditësh qarkullonin thashetheme të ndryshme në këtë kuptim, të nisura nga disa foto të prezantueses. E ja tashmë është e sigurtë se portieri gjerman do të bëhet baba: Diletta Leotta është shtatzënë.

Në javët e fundit, fansave nuk i kishte shpëtuar një fryrje e dyshimtë e barkur të prezantueses së DAZN. Një e dhënë sociale që ra në sy në një prej postimeve që ajo publikoi në fund të Festivalit të Sanremos. Sot mbërriti zyrtarizimi, me njoftimin në Instagram përmes një video në emër të romancës. Leotta e lëshon veten në një përqafim të butë me të dashurin e saj Loris Karius, ish-portieri i Liverpool dhe sot portier i tretë i Newcastle.

Në profilin e saj në Instagram, prezantuesja siciliane ka bërë të ditur se është shtatzënë: “Duhet t’ju themi diçka, por ndoshta e dini tashmë? Shpërthejmë nga gëzimi, ne dhe barku im. Së shpejti do të jemi tre”. Në këtë kuadër nuk ka vonuar edhe reagimi i fansave, miqve dhe kolegëve Komente të shumta i janë drejtuar çiftit në funksion të ngjarjes së lumtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *