• |
ide | kryesore

Video/ Asnjë i dëmtuar, kuqezinjtë kërkojnë të përsërisin misionin e 2016: atëherë Portugalia, tani Polonia

-Instant, Sport, Video
kuqezinjtë



Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë. Sfida do të luhet sonte në mbrëmje në Varshavë. Pavarësisht fitores së Çekisë ndaj polakëve, ata mbeten favoritët e Grupit E. Sylvinho e di se një goditje në transfertë do të ishte fondamendale për shanset e suksesit. Ndoshta një përsëritje e kualifikueseve të Euro 2016 për kuqezinjtë, kur gjithcka nisi me një fitore në transfertë kundër Portugalisë favorite.

Delegacioni kuqezi udhëtoi dje paradite drejt tokës polake, ku mbërriti në mesditë. Kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel e pas pushimit skuadra iu drejtua stadiumit PGE Naradoëy ku do luhet ndeshja. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të 23 lojtarët e grumbulluar kanë udhëtuar me ekipin me ekipin dhe janë stërvitur normalisht. Një seancë pa shumë ngarkesa ku më shumë janë fokusuar tek ushtrimet me top dhe improvizime të situatave të ndryshme të lojës.

Lexo më tej: Video/ “Lewandowski i fortë, por ne kemi Cikalleshin e duam kualifikimin”: Sylvinho rikuperon Abrashin e Uzunin

Rregullisht janë stërvitur dhe Thoams Strakosha, Myrto Uzuni dhe Armir Abrashi, i cili e ka kaluar gjendjen gripale dhe është i gatshëm gjithashtu për të luajtur në këtë premierë të edicionit. Stafi teknik ka punuar vazhdimisht me detajet për të përgatitur ekipin për çdo situatë. I gjithë grupi është shfaqur i karikuar, duke kënaqur pritshmëritë e stafit teknik. Atmosfera është pozitive dhe të gjithë duan të japin maksimumin në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për objektivat e Kombëtares.

Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptare do të jenë të pranishëm në stadiumin e Varshavës. Kështu kuqezinjtë nuk do të jenë vetëm në nisje të këtij rrugëtimi të ri.

https://youtu.be/KEg5zF3ih9E



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *