• |
ide | kryesore

Alibeaj “humbet” edhe Vorën, kandidati i PD nuk arrin të regjistrohet në KZAZ

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e djeshme ka qenë afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kandidati i PD së drejtuar nga kryetari i komanduar nga Enkelejd Alibeaj, Ibrahim Bruka, nuk ka nuk ka mundur të regjistrohet.

Olti Kurti kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit “Bashkë fitojmë””, tha ai.

Ndërkohë vetë zoti Bruka i kontaktuar nga BalkanWeb, ka sqaruar arsyet që nuk e kanë penguar të regjistrohet.

“Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot”, ka deklaruar ai.

Në përfundim të afatit ligjor për regjistrimin e kandidatëve, në KZAZ janë regjistruar vetëm kandidati Indrit Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Blerim Shera, kryebashkiaku aktual i dalë nga listat e PS.



7 Comments

  1. Nuk mundi të shkonte apo s’donte të shkonte.Them që është e dyta.Nuk ka dash. Për mua një demokrat i vërtetë nuk e bën.

  2. Alibeaj doli si Diogjeni me pishtarne ne doré, por nuk gjente dot kandidat, ndaj i duhet qare halli, se pa anetaresi e struktura partie edhe kandidatet nuk gjendjen kollaj.

    Madje i duhet qare halli me shami ne doré e me llahinka…

  3. Alibeaj doli si Diogjeni me pishtar ne doré, por nuk gjente dot kandidat, ndaj i duhet qare halli, se pa anetaresi e struktura partie edhe kandidatet nuk gjendjen kollaj.

    Madje i duhet qare halli me shami ne doré e me llahinka…

  4. PD po nuk boni dot zap kete vemjen nuk merito te ekzistoje me. Shkoni mblidheni kte majmun cirke te rames ca bohet kshu..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *