• |
ide | kryesore

Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
prokurorja



Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj e ka quajtur sulmin e të Hënës ndaj ambienteve të Top Channel, një akt të krimit të organizuar. Mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, Imeraj tha se duke marrë parasysh rrethanat e ngjarjes dhe shumë elementë të tjerë, veprimet ishin të mirë organizuara dhe se autorët nuk i kanë marrë fare në konsideratë pasojat.

“Duke gjykuar nga rrethanat në të cilat ngjarja ka ndodhur, nga mënyra se si është organizuar, mjeti i përdorur, nga itinerari i lëvizjes, plumbat e hedhur e nga personat e përfshirë në të, jemi në kuadratin e organizimit të mirëfilltë. Veprime të cilat mund të bëhen vetëm nga krimi i organizuar. Është i mirëorganizuar me detaje.

Krimi i organizuar ka goditur në një mënyrë të tilë që nuk ka marrë fare në konsideratë nëse shkakton apo jo pasoja. Goditja ka ardhur e tillë në një moment kohor kur gazetarët janë larguar, por ama nuk kanë marrë masa që të parandalojnë ardhjen e një pasoje të mundshme, ose me një plumb të drejtëpërdrejtë apo rikoshet. Ata, e shprehur në rang popullor dhe jo juridik, nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare nëse do ndodhnin apo jo pasoja”, – u shpreh prokurorja Imeraj.



6 Comments

  1. Gjykatat varin veshët para ‘Fanes’, për shembull, që ka një nga ‘shtëpitë’ dhe që ka një ushtri me shpifës. Edhe vetë gazetarë të ‘fjalës së lirë’ kanë vila si Fania.

    Gazetarët që punuan dhe u vranë për fjalën e lirë as kishin shtëpi, as mure, as roje, as dhunë. As Ali Uka i vrarë në vitin 1995, nuk kishte shtëpi; as Zamir Dule që u dhunua në ‘shtëpinë e fjalës’1997, e tani po verbohet në vetmi…Ata mbetën atje pa asnjë kujtesë. Të tjerët nuk kanë pse thonë se ‘i përkasin fjalës së lirë’. A ia vlen që të bëjmë sikur duam ‘lirinë e fjalës’? Ndoshta ia vlen më mirë t’i thuash fjalës: ‘Rri atje ku je, në vilë, unë jam njeriu!’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *