• |
ide | kryesore

Ferrari, Sainz shpërthen kundër komisarëve të pistës: “Mos më bëni të flas, ndihem i vjedhur”

-Instant, Sport
Sainz



Carlos Sainz është një furi në fundin e GP së Australisë, që e mbylli në vendin e 12-të dhe të fundit. Shkak u bë një penalitet prej 5 sekondash i vendosur nga komisarët e pistës për një kontakt me Alonson. Piloti i Ferrarit e kreu dënimin në xhiron e fundit pas Safety Car, pra pa mundësinë për tu shkëputur nga kush po e ndiqte: “Preferoj të mos komentoj tani për penalitetin – tha piloti i Ferrarit për Sky Sport -. Nëse do të flisja tani, do ta bëja në mënyrë të gabuar. Dua të flas me komisarët së pari, me shpresë se do të ndryshojnë mendje. Tani më duket sikur më kanë vjedhur diçka dhe nuk dua të përdor fjalë të këqija”.

LECLERC: “PO SHKON GJITHÇKA TERS”

Një ditë për t’u harruar edhe për Charles Leclerc, i cili doli pas 3 kthesave të para: “Vështrova ‘on bord’. Në kthesën 1 isha shumë i kujdesshëm dhe në kthesën 3 kishte hapësirë nga jashtë në fazë frenimi. Alonso megjithatë duhet të frenonte edhe më shumë sepse kishte makina përpara. E kjo bëri që Stroll të vinte mes tij dhe meje. Gjithsesi nuk është faji i Lance. Besoj se është më shumë një incident garash. Dëshpërimi është i fortë, sepse në fund u bënë tre fundjava që kur gjithçka shkon ters, mes problemeve në Bahrein, penalitetit në Arabi dhe tani këtij incidenti. Sezoni është i gjatë, por kemi pak pikë dhe duhet të rikuperojmë.”

VASSEUR: “SAINZ? NUK MENDOJ SE DO TA RISHIKOJNË PENALITETIN”

Edhe drejtori i ekipit të Reds, Frederic Vasseur, komentoi për penalitetin e vendosur ndaj Carlos Sainz: “Ka zhgënjim sepse nuk na dhanë kohë për ta diskutuar. Ne e shohim si një incident garash. Do të flasim për këtë me komisarët, por nuk do të mendoj se FIA mund të rishikojë penalitetin”. Disa shenja pozitive të ndrojtura erdhën, të paktën nga paraqitjet: “Sot nuk ishim shumë larg kreut, por objektivi nuk është të arrijmë vendin e katërt. Ka shumë motivim brenda ekipit, prandaj kemi kaq shumë zhgënjim. Sepse këtë fundjavë mund të merrnim më shumë. Përmirësimi që kemi pasur nuk është thjesht aerodinamik, por varet nga ekuilibri më i mirë dhe konfigurimi i duhur. Aksidenti i Charles? Mendoj se ishte i ngjashëm me atë që ndodhi me Carlos më vonë. Janë dy incidente garash”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *