• |
ide | kryesore

Video/ Me Fiat 500 me numër 10, Del Piero pushton Stadium: “Ka vetëm një kapiten”

-Instant, Sport, Video
Del Piero



Dje Juventus fitoi ngushtë ndaj Veronës falë golit të Kean, të shërbyer mjeshtërisht në zonë nga Locatelli. Megjithatë, veronezët u larguan nga fusha me kokën lart, duke luajtur shumë mirë dhe vetëm një Szczesny në super formë pengoi barazimin. Sidoqoftë, ai që rrëmbeu skenën ka qenë një ish i madh, Alessandro Del Piero, i pranishëm në Stadium si spektator.

Minuta 23, goditje dënimi për Juventus, Cuadrado mori topin por mendimet e tifozëve bardhezinj u kthyen menjëherë tek ai, numri 10 par excellence i ulur në tribunë. Kështu, nisin brohoritjet për nder të tij. Njerëzit do të donin të ktheheshin pas në kohë dhe të shihnin kapitenin e tyre duke ekzekutuar atë goditje dënimi. Por koha, siç dihet, është tirane dhe atë goditje e kreu Cuadrado lart mbi traversë. Del Piero ishte i pranishëm në Stadium si përgjegjës i Akademisë së Juventusit në Los Anxhelos. Në Stadium kishte mbërritur disa orë më parë me një Fiat 500 të bardhë, me numrin 10 në derë, në shoqërinë e djalit të tij Tobias. Sapo doli nga makina, Alex ishte treguar i disponueshëm për tifozët që e rrethuan menjëherë në kërkim të një autograf apo selfie.

@luca.cortassa08 L’arrivo di Del Piero allo stadio. #juventusverona #delpiero #alexdelpiero #juventus #bianconeri #finoallafine #forzajuve #perte #neiperte #foryou ♬ suono originale – Luca

“KA VETËM NJË KAPITEN”

“Aleks, kur do të kthehesh tek ne?”, ishte pyetja më e shpeshtë. E në fakt në këtë moment të vështirë historik për klubin, një figurë si ajo e Pinturicchio do të shërbente shumë. “Është dëshira për të pasur Alex Del Piero në familjen e Juventus. E jo vetëm në histori – pranoi Marocchi pas ndeshjes në studiot e Sky Sport-. Shpresoj që Elkann ta bëjë këtë hap sepse është drejtimi i duhur. Kush më mirë se Del Piero mund të të ndihmojë të shmangësh gabimet? Mendoj se mund të ndihmojë skuadrën të nënshkruajë me lojtarë të caktuar. E mbi të gjitha të shmangë marrjen e 3 në një rol dhe zero në një tjetër. Mendoj se ai mund ta bëjë mirë”.

@_marioparisi Coro per il nostro capitano 🤍🖤 Seguimi su instagram per non perderti nulla 🥰 ➡️ _marioparisi #delpiero #10 #capitano #tribunavip #emozioni #juventus #allianzstadium #juventusverona ♬ suono originale – _marioparisi

Nga ky këndvështrim, Matri është më pak i bindur kur komentoi për Dazn: “Nuk është e sigurt që një lojtar i madh del të jetë një menaxher i madh”. Ndërkohë, tifozët e kanë “përkëdhelur” dje në Stadium dhe ish-kapiteni i tyre solli fat. Falë 3 pikëve të fituara, Juventusi është aktualisht -4 pikë nga zona Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *