• |
ide | kryesore

“I paprocedueshëm ankimimi”: Këshilli i Shtetit favorizon Juventus, por FIGC ka një motiv për tu kënaqur

-Instant, Sport
Këshilli i Shtetit



Këshilli i Shtetit e ka deklaruar të pa procedueshëm apelimin e FIGC kundër vendimit të TAR Lazio, që, në kuadër të çështjes së fitimeve kapitale të Juventus, kishte vendosur transmetimin e të ashtuquajturës ‘karta Covisoc’ për drejtuesit e Juventus. Kjo mësohet nga qarqet e Federatës së Futbollit, nga të cilat, megjithatë, filtron “kënaqësia e moderuar, pasi duke mos hyrë në vlerësimin e gjykimit të TAR, parimi i vendimit sportiv është ruajtur”. Këshilli i Shtetit në fakt e ka shpallur ankimimin të paprocedueshëm, për sa kohë shkresa tashmë është dorëzuar.

“Duke patur parasysh se prezantimi dokumentar nga Co.Vi.So.C., i motivuar në të njëjtën mënyrë si dispozitat e dënimit të shkallës së parë. E dekreti monokratik që refuzon mbrojtjen paraprake në zbatim të nenit 56, paragrafi 1, Kodit të Procedurës Administrative., sjell pamundësinë e pranueshmërisë së ankimimit në bazë të nenit 116 të Kodit të Procedurës Administrative, për mungesë interesi”. Kështu shkruan Këshilli i Shtetit duke e cilësuar “të pa procedueshme” ankimimin e bërë nga FIGC kundër dorëzimit të kartës Covisoc për ish-drejtuesit e Juventus Fabio Paratici dhe Federico Cherubini.

Lexo më tej: “Ritakohemi në 10 maj”: ja motivet për të cilën seanca paraprake në mes Juventus e hetimit Prisma u shty

Sipas Këshillit të Shtetit “shfaqja e dokumentit, në pritje të gjykimit, duke përcaktuar zbulimin e tij, është e papajtueshme me këmbënguljen e interesit për të vendosur mbi themelin e mosmarrëveshjes, lidhur me ripropozimin pikërisht të arsyeve në mbështetje të mohimit”. Prandaj, ankimimi “në apel duhet të shpallet i paprocedueshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *