• |
ide | kryesore

Video/ Britma majmuni e fyerje raciste ndaj Lukaku: “Historia përsëritet, shpresoj të merren masa”

-Instant, F1, Sport, Video
lukaku



Në fund të Juventus-Inter të mbyllur 1-1 ndodhi gjithcka. Bremer preku topin me dorë, Lukaku shënoi me penallti, pastaj 3 kartonë të kuq. Belgu, Cuadrado e Handanovic u ndëshkuan me lojën të mbaruar, por situata u agravua nga festimi i Lukaku pas golit. Cështja është se sulmuesi ishte bërë shënjestër e fyerjeve raciste e për këtë arsye reagoi ashtu. Romelu thyen heshtjen të nesërmen e ndeshjes: “Historia përsëritet – shkroi sulmuesi belg në Instagram -. E kalova në 2019 dhe tani përsëri në 2023. Shpresoj që Lega të marrë masa serioze këtë herë, sepse këtë sport të mrekullueshëm duhet ta shijojnë të gjithë. Faleminderit për mesazhet e mbështetjes dhe ‘ik q*u racizmit'”.

Në mesazhin e tij Big Rom i referohet një episodi shumë të ngjashëm me atë në Stadium. Atëherë ndodhi në javën e dytë të kampionatit 2019/20. Luhej Cagliari-Inter dhe madje edhe në atë rast më parë ranë mbi të fyerje dhe ulërima raciste pas një penalltie të realizuar prej tij. Ai gol fiksoi rezultatin në 1-2 për zikaltërit. Në atë kohë gjykatësi sportiv, pavarësisht një hetimi plotësues të kërkuar nga prokurori federal, vendosi të mos sanksionojë klubin sard.

Lexo më tej: Video/ Lukaku penallti e karton i kuq në shtesë: Inter barazon me Juventus pastaj plas sherri, tre kartonë të kuq

VIDEO

Në videon e mëposhtme janë momentet e fundit të Juve-Inter, ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë. Romelu Lukaku sapo ka shënuar penalltinë e barazimit 1-1 dhe është përjashtuar nga arbitri për festimin e e tij në drejtim të tifozëve të Juventus. Në fushë shpërtheu një trazirë, ndërsa nga tribuna në adresë të belgut mbërritën ofendime raciste dhe britma majmunësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *